“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj, i dha fund jetës si pasojë e dhunës sistematike.
Gazetarja e kronikës, Aida Topalli, në një intervistë të detajuar për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, ka zbërthyer prapaskenat e kësaj historie që nisi si një përrallë dashurie dhe përfundoi në mënyrë tragjike.

​​Sipas gazetares Topalli, historia mes dy të rinjve nga Lezha ishte e gjatë, por martesa e tyre rezultoi jetëshkurtër dhe e mbushur me dhunë.
​“Dy të rinjtë kishin një histori të gjatë dashurie, të cilën e kishin kurorëzuar në martesë verën e vitit të kaluar. Martesë e cila zgjati vetëm 3 muaj pasi ka pasur dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike ndaj 25-vjeçares”.

​Përtej dhunës nga ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi, hetimet po shtrihen edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. “Ka pasur akuza dhe deklarata të të afërmve se ka qenë vjehrra “molla e sherrit” mes çiftit të ri. Por grupi hetimor do të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj”.
​​Pas divorcit, Xhuana po përpiqej të ndërtonte një jetë të re në Tiranë, ku punonte dhe jetonte me shoqen e saj. Megjithatë, takimi i fundit me ish-bashkëshortin, i cili ishte kthyer nga Italia më 9 mars, rezultoi fatal. “Pas debateve të vazhdueshme me mesazhe, ai është takuar me ish-bashkëshorten dhe kanë qëndruar deri rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së martë. Kur është kthyer në banesë, shoqja e saj ka deklaruar se Xhuana ka qenë me shenja të dukshme dhune, deri në nofull të thyer.”

Kjo gjendje e rënduar fizike dhe psikologjike e shtyu të renë drejt konsumimit të fostoksinës. Edhe në momentet e fundit të jetës, Xhuana arriti të dëshmonte për tmerrin e përjetuar. “Xhuana Nikollaj ka mundur të rezistojë për të paktën 2 orë që nga momenti që është marrë nga banesa për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ka deklaruar se personi që i ka shkaktuar shenjat e dhunës dhe që e ka çuar drejt kryerjes së një akti të tillë ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi”.

Një detaj kyç në hetim është letra që 25-vjeçarja la pas, ku përdorimi i numrit shumës lë të kuptohet se presioni nuk vinte vetëm nga një person. ​“Ajo ka lënë një letër ku shkruhej: “Nuk mund të lejoj të më dëmtojnë më shumë, prandaj ju kërkoj falje”. Xhuana në atë letër flet në numrin shumës, shkaktarë mund të kenë qenë edhe familjarë të ish-bashkëshortit të saj.”

​Një prej pikëpyetjeve të para që u ngrit pas ngjarjes ishte një shtatzëni e mundshme që mund të kishte ndikuar në rëndimin e situatës. Megjithatë, gazetarja Topalli sqaroi se rezultatet zyrtare e kanë rrëzuar këtë pistë. “Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton që 25-vjeçarja nuk ka qenë shtatzënë”.

​Edhe pse dhuna ka qenë e pranishme dhe e njohur nga rrethi familjar, institucionet ligjzbatuese nuk kanë pasur dijeni për këtë dramë. Siç konfirmon Topalli në emisionin “Në Radio”, “në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës nuk ka pasur një denoncim të mëhershëm të familjarëve”. Kjo vjen si pasojë e dinamikës së vështirë të çiftit, i cili ka kaluar nëpër “periudha të ndryshme, momente qetësie dhe momente të agravimit të situatës”.

Përcjellja për në banesën e fundit të së ndjerës në Shëngjin nuk ishte vetëm një ceremoni lamtumire familjare, por u shndërrua në një thirrje të fortë për reflektim mbarëshoqëror. Qytetarë të shumtë u bashkuan në homazhe, duke ndezur qirinj në kujtim të Xhuana Nikollajt, një gjest që ashtu siç u shpreh gazetarja Aida Topalli, shërbeu si “një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet shpesh gruaja shqiptare”.

Përtej tragjedisë, Xhuana Nikollaj përfaqësonte një vajzë plot ëndrra dhe ambicie, e cila pavarësisht sfidave të martesës, po përpiqej të ndërtonte një jetë të pavarur. “Ka qenë studente e Drejtësisë dhe punonte në Tiranë. Vinte nga një familje e mirë, e kulturuar, të cilët e kishin mbështetur pas divorcit kur kishte tentuar të vazhdonte jetën e saj. Bëhet fjalë për një vajzë të bukur, të shkolluar, që punonte dhe vazhdonte jetën e saj”.

Gazetarja Topalli e mbylli intervistën me një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë që gjenden në situata të ngjashme. ​“Jeta është një libër që duhet shfletuar, nuk duhet të mbetemi në një faqe të shkruar, duhet të kalojmë te faqet bosh për t’i mbushur ato me momente të bukura dhe shpresë. Jeta vazhdon dhe duhet të shohim gjithmonë një dritë në fund të tunelit”.

​Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Eraldo Fizin, ndërsa vdekja e Xhuana Nikollajt mbetet një plagë e hapur dhe një thirrje për drejtësi.

Related Posts

Aktori i njohur grek: Jam nga Saranda dhe këtë nuk e kam fshehur kurrë

Aktori me origjinë shqiptare, Kostas Nikouli, vazhdon të jetë një figurë e spikatur në skenën artistike greke. Ai u bë i njohur që herët në karrierën e…

Femrat shqiptare po mbushin Serbine me fëmije, në prag të zhdukjes së këtij populli. Alina nga Shqipëria len kryeqytetin e Tiranës, martohet në një katund serb me Stefanovic

Preshevë, 26 mars -Raportet nderkombëtare (OKB) kane shprehur shqetesime për redktimin, zhvlgelimin e disa vednve ne ballkan, sidomos ne Serbi ky popull serbe dite e sa vie…

Xhevahir Zeneli: Më hoqën nga puna, me justifikimin se jam i moshuar

Xhevahir Zeneli, një nga aktorët më të shquar të komedisë shqiptare, ka qenë i ftuari i Gjergj Lucës në podkastin e tij “Allishverishi”. I njohur edhe si…

Divorci nga Agim Shuke, rrëfehet Mirketa Çobani: Nuk e kam dashur kurrë, më ngritën kurth!

Aktorja e njohur e kinematografise dhe teatrit, Mirketa Çobani, ka ardhur me një rrëfim për jetën e saj private dhe karrierën ne “Living Room”. E kthyer pas…

Luiza Xhuvani: Letrat anonime që vinin nga Saranda për biografinë time dhe roli që më ndryshoi jetën

Aktorja e dashur Luiza Xhuvani, në një rrëfim të disa kohëve më parë, ka folur për karrierën e saj. “Filmi i parë ka qenë kur isha ende…

“Më lumturuat, më keni dhënë gjithçka të mirë” – Tinka Kurti, 94 vjeç shfaqet në Kalanë e Prezës mes miqve të vet

Me hapa të ngadaltë, ndërsa ecën tek të 94-at, Tinka Kurti u shfaq dje në Kalanë e Prezës me miq e shumë të ftuar. Me buzëqeshjen që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *