Xhevahir Zeneli: Më hoqën nga puna, me justifikimin se jam i moshuar

Xhevahir Zeneli, një nga aktorët më të shquar të komedisë shqiptare, ka qenë i ftuari i Gjergj Lucës në podkastin e tij “Allishverishi”. I njohur edhe si Xhefri, aktori ka treguar për jetën e tij të hershme, studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe shumë histori të ndërthurura me humor e të qeshura.

Më 10 Mars, Xhevahir Zeneli ka festuar 65 vjetorin e lindjes dhe prej tyre 50 vite i numëron në skenë. Një karrierë që ka nisur që në moshën 15 vjeçare kur ka ardhur nga Kolonja në Tiranë për studime.

“Këtyre ua bëra bukur unë, se më thoshin ça ke mbaruar? Petro Ninin, edhe ndaloja. Në Petro Nini ti? Gjimnazi më i fortë i Tiranës”, tregon Xhefri, ndërsa të qeshurat mbushën studion.
Aktori ka treguar për herë të parë edhe për largimin nga puna në televizionin Vizion Plus. I pyetur nga gazetari Bledi Mane, Xhefri tregoi se nuk është më pjesë e atij ekrani sepse moshën ia kishin përdorur si justifikim për ta larguar.

“Si çdo fillim, e ka dhe një fund. Por varet se çfarë fundi është, sepse ka të bëjë shumë edhe fundi.
Po ishte fund i moshës, i pensionit, ose ashtu janë justifikuar në një farë mënyrë”, u shpreh ai.

Ndërkohë që gazetari Bledi Mane ia tha: Berisha dhe Trump janë 30 vjet më të rritur se ty!
“Po ata bëjnë luftë”, ia ktheu aktori me humor.

Xhevahir Zeneli tregoi se e ka marrë malli të rikthehet në skenë, për të luajtur komedi, duke paralajmëruar se mund edhe të mos kthehet përkohësisht në televizion, por atje ku publiku e do dhe e kërkon më shumë, në skenë.
Aktori tregoi edhe kur u emërua për herë të parë në estradën e Tiranës dhe me vete kishte marrë 2 litra raki mani për të festuar me artistët e tjerë.
“Të pimë nga një sa të më uroni për punën, edhe i qerasa. Kur shikoj, duke ndenjur duke pirë atë teken e urimit të punës, më thotë njëri një pyetje të çuditshme: Ore si je me këtë, e pi ndonjë çik?!

Thashë unë pyetje e çuditshme. Tashi të them që s’pi, do thënë ç’na u desh esëll në estradë se ata të gjithë pinin, të thoja që pi, do thonin na u shtua edhe një, edhe thashë po gjej një të mesme. Pi u thashë unë, deri në 5 dopio.
Unë thashë 5 dopio, ndërkohë 5 duar më fërkonin shpatullat. Mos u mërzit më thanë, ti me 5 dopio je i fundit këtu.
Si i fundit?! I fundit, se këtu rekordi është 13 dopio”, tregoi me humor aktori.

Related Posts

Aktori i njohur grek: Jam nga Saranda dhe këtë nuk e kam fshehur kurrë

Aktori me origjinë shqiptare, Kostas Nikouli, vazhdon të jetë një figurë e spikatur në skenën artistike greke. Ai u bë i njohur që herët në karrierën e…

Femrat shqiptare po mbushin Serbine me fëmije, në prag të zhdukjes së këtij populli. Alina nga Shqipëria len kryeqytetin e Tiranës, martohet në një katund serb me Stefanovic

Preshevë, 26 mars -Raportet nderkombëtare (OKB) kane shprehur shqetesime për redktimin, zhvlgelimin e disa vednve ne ballkan, sidomos ne Serbi ky popull serbe dite e sa vie…

Divorci nga Agim Shuke, rrëfehet Mirketa Çobani: Nuk e kam dashur kurrë, më ngritën kurth!

Aktorja e njohur e kinematografise dhe teatrit, Mirketa Çobani, ka ardhur me një rrëfim për jetën e saj private dhe karrierën ne “Living Room”. E kthyer pas…

Luiza Xhuvani: Letrat anonime që vinin nga Saranda për biografinë time dhe roli që më ndryshoi jetën

Aktorja e dashur Luiza Xhuvani, në një rrëfim të disa kohëve më parë, ka folur për karrierën e saj. “Filmi i parë ka qenë kur isha ende…

“Më lumturuat, më keni dhënë gjithçka të mirë” – Tinka Kurti, 94 vjeç shfaqet në Kalanë e Prezës mes miqve të vet

Me hapa të ngadaltë, ndërsa ecën tek të 94-at, Tinka Kurti u shfaq dje në Kalanë e Prezës me miq e shumë të ftuar. Me buzëqeshjen që…

Dokumentet / Pasuria e Jozefina Topallit, 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e cila mbuloi Diasporën në zgjedhjet e 11 majit, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e plotë të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *